Besarta Jashari: Bab ku do që shkojë emri yt e i bacit Adem janë mburrni për të gjithë shqiptarët

E mbijetura e familjes Jashari, Besarta me një postimi ka emocinuar të gjithë.

Ajo në një shkrim të saj ka kujtuar krenarinë që ka se është bija e Hamëz Jashari, ndërsa me veprimtarinë e familjes së saj mburret gjithë shqiptaria, shkruan Jepi zë.

Postimi i plotë:

“Bab, u ktheva n’Prekaz. Jam ne shtepine e bacit Adem. Ktu, ku jeta per ne filloj e per ju mbaroj. Shum ka ndryshu vendlindja jem. Prekazi u ba vend historik. Njerez prej tere botes vijn mi vizitu vorret e juaja. A tu kujtohet bab qe oda e bacit Adem perpara vetem ni dritare e ka pas? Aty pak drit hike mbrenda. Sot, sidomos diten, shum zdritet se jan disa vrima plumbash. Ah more bab 10 vjet i pata kur shkijet mi moren krejt qka pata. Shpine, familjen e lumturine. Kurre se harrova ate dite. Bab ku do qe shkoj emri yt e i bacit Adem jane mburrni per te gjithe Shqiptaret. Sa statujat e fotografite e juaja i hjeshojn trojet Shqiptare. Sa shum rruge e udhe e mbajne emrin tend. Un shpetova bab, por kurr s’ju harrova. Me mungoni shum.” Besarta H. Jashari, vajza e Hamez Jashari

Lexo edhe:  Zyrtari i MPB-së arrestohet në Serbi, u kap me rreth 18 kg marihuanë në veturë