“Bërtitke me krejt fuqinë e zanit”/ Arrestohet i riu në Gjilan pasi kërcënoi me vdekje nënën e tij

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në Gjilan.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 58-vjeçare e cila ka deklaruar se i biri e ka kërcënuar se do ta vrasë. Ajo ka thënë se ishte bërë i pamundur qëndrimi në shtëpi, pasi që djali i saj kishte filluar të bërtasë me aq zë sa kishte dhe duke e kërcënuar me vdekje nënën e tij.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast kanë arrestuar 22-vjeçarin, i cili është shoqëruar në stacion për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Mbrëmë u mbajt një meshë në manastirin e Banjskës, aty ku ndodhi sulmi terrorist i 24 shtatorit