Berisha publikon një foto me Rugovën, kujton takimin e parë me të

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka postuar një foto me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka bërë me dije se kjo është fotografia nga takimi i parë që ka pasur me Rugovën.

Sipas Bërishës, takimi ka ndodhur më 21 shkurt të vitit 1991.

“Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën”, ka shkruar Berisha.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë, dyshohet se shkaktuan dëme në vlerë të 100 mijë eurove