Berisha, Kurtit: Rritjani pagat për 50 për qind policëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, i ka bërë thirrje Kurtit që t’ua rrisë pagat për 50 për qind policëve.

Ai ka thënë se policët janë të vetmit që janë vënë në mbrojtje të shtetit, përcjell Klankosova.tv.

“Të vetmit që sot janë vënë në mbrojtje të Shtetit janë policët. Kryeministër rritjau pagat për 50 për qind qysh sot”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Lexo edhe:  Vetaksident me fatalitet në Bërnjak: Humb jetën një person dhe lëndohen dy të tjerë – arrestohet shoferi