Bekim Shyti i plagosur 4 herë në luftë dhe me plagë ne trup kthehet në betejë: Me eksplozivin e vendosur mbesin të vrarë 43 ushtarë serbë

Ish komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Bekim Shyti, ka rrëfyer ngjarje të luftës.

Biri i Vesel Shytit ka treguar kur ishte plagosur për herën e dytë bashkë ne zëvendssin e tij, Sefer Shytin, shkruan Jepi zë

Të dytë ishin dërguar në spitalin e Likovcit për trajtim, pasi plagët ishin shumë të rënda, ndërsa për vizitë i kishin shkuar komdant Shkupi, Murrizi dhe komandant të tjerë.

Mirëpo Bekimi qysh ditën e dytë kishte kërkuar të kthehej në luftë, shkruan jepizë, dhe përkundër tentimit për ta ndalur, nuk kishin mundur as Sylejman Selemi dhe as Sami Lushtaku, poashtu përpjekje kishin bërë edhe dy doktorët Fadil Beka dhe Naim Bardiqi.

Komandanti Bekim Shyti kishte vendosur të kthehej në Oshlan, sepse kishte disa dhjetëra kilogram eksploziv të cilët dëshironte t’i përdorte ndaj serbëve, shkruan Jepi zë.

Ai ka treguar se në një aksion ku ishte përdorur eksplozivi kishin mbetur të vrarë 43 serbë, të gjithë ushtarak.

Ndryshe Bekim Shyti ishte plagosur katër herë gjatë luftës dhe konsiderohet ndër komandantët më të spikatur të UÇK-së /Jepi zë

Lexo edhe:  Diferencë e madhe në çmimin e naftës, 1.33€ në Prishtinë, 1.16€ në Gjilan e Ferizaj