Bëhuni gati: Erdhi dimri i vërtetë, bora e zbardhi Bajgorën

Janari i sivjetëm ishte nga më të nxehtit që mbahet mend viteve të fundit, pasi temperaturat shkonin edhe deri në 14 gradë.

Mirëpo, që nga mbrëmë një valë e të ftohtit ka kapluar vendin dhe mëngjesi i sotëm erdhi me borë, shkruan “Jepi zë”.

Sipas banorëve të fshatit Bajgorë, përveç malet, bora ka nisur t’i zbardhojë edhe rrugët.

Ata shpresojnë që nuk do të ketë befasi në mes të janarit, dhe të mos pastrohen rrugët me kohë.

Ndryshe, meteorologët kanë parashikuar përmirësim të sërishëm të kohës pas disa ditësh.

Lexo edhe:  Skandaloze: Kirurgu në kërkim nga policia në Serbi, punësohet në spitalin privat në Kosovë