Behgjet Pacolli krenohet me Loredanën, por për çfarë?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Loredana njihet për sukseset e saj në fushën e muzikës dhe deri më tani reperja ka fituar disa çmime e një ndër to e ka marrë edhe ditën e sotme. Loredana ka marrë pjesë në “MTV EMA”, ku ka fituar çmimin “Best Swiss Act”.

Këngët e saj janë mjaft të suksesshme dhe fitore të tilla janë të padiskutueshme për Loredanën. Mesa duket ky sukses i Lorit përveç se është kryefjala e mediave këtë mbëmje ka marrë vëmendjen edhe të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Paçollit, i cili nuk ka nguruar edhe të bëj një postim në Instastory, ku ka shprehur vlerësimin që ka për reperen.

“Jemi krenar me suksesin tuaj. Urime!”.

Loredana prej kohësh është shumë e fokusuar në karrierën e saj dhe së fundmi reperja ka zbuluar një surprizë të madhe për të gjithë. Mesa duket Loredana ka ndërtuar studion e saj muzikore, e cili quhet “1218 Studio”. Këtë reperja na e ka zbuluar me anë të një Instastory, ku na ka treguar ambjentin e jashtëm të studios së re, ku në muret e saj duken portreti i vajzës së saj, Hana dhe i vetë Lorit.

Lexo edhe:  Ledri Vula banor i Big brother Vip 3, përgjigjet reperi