Bëhet virale fotoja e Sveçlës me Pecin e Mujën duke ‘frymuar ndryshe” nga ura e Ibrit

Derisa zgjedhjet në katër komunat veriore me shumicë serbe, një fotografi ka mbërthyer imagjinatën e popullit dhe është bërë virale në formën e “meme” në Internet. Cila është ajo dhe çka na thotë?

Fotografia në fjalë është shpërndarë nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mbrëmë rreth orës 20:00.

Fotografia në fjalë shfaq tre njerëz të pushtetit derisa kthehen nga pjesa veriore për në pjesën jugore.

Është Xhelal Sveçla në mes, në të djathtë të të cilit ndodhet deputeti Armend Muja ndërsa në të majtë ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Sveçla duket i qeshur në këtë fotografi, me pantallonat e zakontë që i vesh në veri dhe me një këmishë të zakontë. Në anën tjetër, të veshur ngjashëm janë edhe dy njerëzit tjerë të pushtetit.

“Tashmë kjo pjesë frymon më ndryshe.” – kishte shkruar z. Sveçla për të dhënë një koment mbi këtë fotografi dhe disa të tjera.

Në këto fotografi, disponimi i z. Sveçla është dukshëm më i mirë se ai i kolegut të tij në qeveri Faton Pecit dhe ai i kolegut në parti Armend Mujës.

Sidoqoftë, fotografia ikonike në fjalë përmban edhe një numër të madh flamujsh serbë që janë vendosur në pjesën veriore, shkruan Nacionale.

Se “Ura e Ibrit” shërben për të krijuar fotografi ikonike që bëhen “meme” mund ta kuptojmë edhe përmes ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Jo shumë kohë më parë, edhe ai do të fotografohej i buzëqeshur duke kaluar nga pjesa veriore e qytetit në atë jugore.

“Sot Kosovës po i vjen era shtet!” – kishte shkruar Agim Bahtiri.

Reagimet për foton e djeshme
Ndër reagimet më interesante nga ana e analistëve tanë ishin këto dyja si vijon:

Lexo edhe:  Ish-eprori i FSK-së, Kurtit: Kryeministër, mos u bë kaq i lig, shumë i lig.

“Koleksioni “Dimër-Verë. New Arrivals. Deri 70% zbritje në të gjitha pikat,” – shkroi profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Avdi Smajljaj.

Ilir Mirena u përkujdes bëri një varg postimesh, mes të cilave duke e bërë edhe një foto-montazhë me filmin e famshëm “Tres Amigos”.

Deri tash raportohet se në zgjedhjet në veri ka pasur një pjesëmarrje shumë të ulët, por megjithatë nuk ka pasur asnjë incident të raportuar.