Bëhet sondazh në Kosovë për Big Brother të Shqipërisë, Luizin e duan mbi 90%

Qytetarët e Kosovës duket se gjithashtu janë fiksuar me Big Brother VIP Albania, “reality show” ky që mbahet në Shqipëri.

Në hulumtimin e realizuar nga “UBO Consulting”, ka rezultuar që rreth 90 për qind e qytetarëve të anketuar që e shikojnë Big Brother VIP Albania, e kanë Luiz Ejllin të preferuarin e tyre

Në matjen e opinionit publik, rreth kësaj çështje kanë marrë pjesë 1 mijë e 65 qytetarë.

“Rreth 90% e të anketuarve që shikojnë Big Brother Albania VIP kanë zgjedhur Luiz Ejllin si të preferuarin, i cili del të jetë dukshëm banori më i pëlqyer për publikun kosovar. Matja është realizuar në periudhën 6 deri 14 mars, 2023”, thuhet në njoftimin e kompanisë që ka kryer hulumtimin.

 

Lexo edhe:  Në garë për të prekur finalen e BBVK2, koha kur Edona deklaronte se nuk ndihet shqiptare dhe i pëlqejnë serbët