Bëhet gati shtatorja e Leutrimit, nesër zbulohet në Skënderaj

Shtatorja e Leutrimit që preku të gjithë ditë më parë, është vendosur në vendin ku do të qëndrojë përgjithmonë.

Skulptori Sabri Behramaj ka kryer punët e fundit për t’u bërë gati për zbulim, shkruan “Jepi zë”.

Shtatorja e Leutrimit është vendosur në një park në Skënderaj dhe do të zbulohet nesër nga ora 13:30 ka bërë të ditur Behramaj përmes një postimi.

Postimi i plotë:

Të nderuar liridashës, miq, artistë dhe artdashës, nesër me datë 18 në ora 13:30 jeni të ftuar të merrni pjesë në përurimin e shtatores së Leotrim Ahmetit në qytetin e Skenderajt.

Lexo edhe:  “Nuk kam me të lënë vend kërkund në këtë botë”- Prokuroria i vihet pas zyrtarit nga Vitia që kërcënoi Kurtin