Befason qytetari, shprehet i mllefosur: Ma taksirat se me jetu në këtë Kosovë s’ka

Emisioni veror “n’mal A n’det”, vazhdon të sjellë për shikuesit argëtim, intervista dhe eksplorim kulturor.

Një ndër rubrikat që e përcjellin këtë emision është edhe rubrika “Shqipnisht”, përmes së cilës mësohen fjalë dhe shprehje të ndryshme, që përdoren në krahina si në Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Mal të zi.

Në kuadër të kësaj rubrike, gazetarja këtë radhë i ka pyetur qytetarët në Pejë se a e dinë ata kuptimin e fjalës “taksirat”.

Të gjithë të intervistuarit ishin shumë të familjarizuar me këtë shprehje.

Një i intervistuar, i mllefosur me ngjarjet e fundit në Kosovë, tha se “më taksirat se me jetu në Kosovë nuk ka”.

Lexo edhe:  Vjen njoftimi nga Gërvalla: Rusia sot po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës