Befason Egla Ceno: Akoma s’i kam marrë 100 mijë eurot e Big Brother

Egla Ceno u shpall këtë vit fituese e Big Brother VIP Albania 3.

Aktorja e njohur ka rrëmbyer çmimin e madh në edicionin e tretë të këtij spektakli, duke lënë në vend të dytë Julian Dedën e në të tretin Romeo Veshajn.

Në një live në rrjete sociale, ajo është pyetur nga ndjekësit nëse i kanë mbetur ende para nga çmimi i madh.

Duke qenë se kanë kaluar disa muaj që nga mbarimi i këtij reality shou, ajo tha se nuk i ka marrë paratë akoma.

“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma”, tha ajo.

E njëjta tutje theksoi: “Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri”.

Egla në ndërkohë po vazhdon të punojë në heshtje për projekte të reja, ndonëse ka qenë më pasive në ekran.

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Behram Arifi