Befason avokati më deklaratën: Xhensila dhe Bes Kallaku po ndahen për ta fshehur pasurinë e Ilir Metës

Avokati Idajet Beqiri ka thënë një deklaratë shokuese në lidhje më divorcin e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj.
Avokati ka qenë i ftuar në emisionin ‘Breaking’ të ‘Top News’, dhe është shprehur së divorci i tyre nuk është i vërtet dhe së çifti nuk kanë mosmarrëveshje në mes tyre, shkruan lajmi.net.

Sipas avokatit, pas divorcit të tyre fshehët pasuria e Ilir Metës.

“Xhensila dhe Bes Kallaku nuk po ndahen për shkak se shkojnë keq. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës. Sepse ata po vlerësojnë se po shkon SPAK-u edhe tek ata, dhe do të bëjë verifikimin e pasurive edhe të tyre. Dhe aty do të dalë edhe floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që dyqanin e kishte në Durrës dhe shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta”, ka deklaruar Idajet Beqiri.

Avokati gjithashtu ka deklaruar së çifti kanë pasuri të jashtëzakonshme.

“Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës. Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”, ka shtuar më tej ai.

Lexo edhe:  Policia nis hetimet për grafitet në Mitrovicën e Veriut

Ndërkohë, Xhensila dhe Besi nuk kanë deklaruar ende asgjë në lidhje me akuzat e avokatit Idajet Beqiri.