Bedri Hamza fton qytetarët t’i bashkohen ekipit të tij

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka nisur aktivitin e tij si kandidat për kryeminstër.

Në një video të publikuar sot, ai pyet qytetarët nëse Kosova është siq duan ata të jetë; a janë të mira pagat, arsimi, shëndetësia, pensionet.

Duke thënë se Kosova ka potencial të bëjë më shumë, ai i fton qytetarët t’i bashkohen ekipit të tij.

“Së bashku mund ta ndërtojmë një Kosovë më të mirë! Bashkohu me ekipin tim dhe bëhu pjesë e këtij rrugëtimi. Vizito www.bedrihamza.info për t’u bërë pjesë e ekipit tim!”, ka shkruar Hamza në mbishkrimin.

Lexo edhe:  Mashtruesi i shpallur në kërkim bie në prangat e Policisë: ‘Pasurohet’ dosja kriminale me rastet e shitblerjes së pronave