Bebe Rexha dhe trajnerja Senada Greca këndojnë e vallëzojnë me këngë shqipe

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, pavarësisht çdo gjëje nuk i harron asnjëherë rrënjët.

Bukuroshja e famshme e ka thënë shumë shpesh se ndihet krenare që është shqiptare, gjersa e ka treguar në forma të ndryshme.

Ajo së fundmi është bërë bashkë me trajneren shqiptare, Senada Greca, ndërkohë që kanë ndarë disa video në rrjetet sociale.

Në postimet që krijuesja e hitit “Meant to Be” ka hedhur në InstaStory, bukuroshet shihen duke kënduar e kërcyer me këngë shqipe si “Zemër” të Dhurata Dorës.

Yjet shihen duke u argëtuar në shtëpinë e Bebes në Kaliforni, pasi janë edhe anëtarët e tjerë të familjes së saj, përfshirë dhe kunatën.

Theksojmë që Bleta (emri i vërtetë) ka lindur në Brooklyn në ShBA në një familje shqiptare.

 

Lexo edhe:  Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës