Bateristi 23 vjeçar i grupit ADN, në mesin e viktimave të zjarrit në diskotekën në Koçan
Gjorgi Gorgiev, 23 vjeçar, bateristi i grupit ADN, është në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.
Ai ishte perkusionist dhe baterist nga Strumica.
Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov.
Ende po kërkohen informacione për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital.
Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje me oksigjen.
Mediat sociale janë ende në kërkim të informacioneve për Sara Projkovskën – vokalisten mbështetëse të grupit dhe Martin Buco Beatbox, i cili gjithashtu performoi me dyshen e grupit ADN dhe ishte pjesë e koncertit të grupit.