Bastisje në Mitrovicë, 75 vjeçarit i kapet një armë e gjatë

Policia e Kosovës njofton se, mbi dyshime të arsyeshme për posedim ilegal të armës, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në orët e pasdites së datës 16 tetor 2024, kanë realizuar një bastisje.

Si rezultat i bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar nje armë, pushkë automatike me 16 fishek.

Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H. B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij, është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.

Lexo edhe:  Hipi në kulmin e shtëpisë dhe vuri litarin në qaf, familja nga Peja shpeton nga më e keqja, anëtarin e saj!