Banorja e BBV tallet keq me Meritonin, e quan ‘bebe’

Banorja e shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Egla, si duket ka treguar sa kreative mund të jetë duke thurur një poezi për Meritonin.

“Guak guak si bretkosat
Bëri sherr me gjitha gocat
Por asnjëra nuk ja vari
Bënu burrë “bebe” djali…” – shkruhej në xham.

Kjo pasi Meritoni që nga fillimi i spektaklit është afruar shumë me vajzat e shtëpisë, e sidomos së fundi me Ilnisën, me të cilën filloi edhe ta ndajë shtratin.

Por, me sa duket sipas Eglës ato nuk janë edhe aq të dhëna pas Meritonit.

Banoret si Françeska, Rike dhe Erjola shihen duke u munduar ta lexojnë, teksa edhe dyshojnë se kush mund ta kishte shkruar.

Ndërsa në një video tjetër shihet edhe Meritoni i cili më në fund e sheh shkrimin dhe fillon duke qeshur, e duke thënë: Kë e kam fanse të shtëpisë?”

Lexo edhe:  “U kapëm për flokësh”, sherri i Monika Salihut me bashkëshortin në një qendër tregtare