Banori i ri BBVA fillon sulmet ndaj Luizit, e quan frikacak dhe aludon se ai është i varur nga bixhozi

Bledi Mane është banori më i ri i cili u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania” mbrëmë.

Para hyrjes së tij në këtë format ai ka bërë një deklaratë skandaloze për Luizin, shkruan lajmi.net.

Gazetari shqiptar në një emision ishte shprehur se Luizi ka ves bixhozin.

Teksa dihet që Luizi ka një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, nuk mund të thuhet që produksioni e pëlqen këtë fakt.

E për ta provokuar Luizin, si pa “dije”, produksioni pikërisht atë e bën banorin më të ri.

Me të hyrë në shtëpi, Bledi fillon misionin e tij kundër Luizit.

VIDEO

Pas “prime-t” ata po bisedonin nominimet e Luizi po thoshte se nëse në nominim do të ishte ai, Olta dhe Kiara, sigurisht që do ta mendonte që Kiara do të dilte.

Bledi nuk hezitojë aspak ta thumbonte këngëtarin, duke i thënë se ndoshta e ka nuhatjen e një njeriu që e njeh bastin.

Lexo edhe:  Don Xhoni na prezanton me veturën e re