Banesa e policit të Kosovës goditet me breshëri plumbash, zbardhen detajet e para

Xhami i banesës së një zyrtari policor të Kosovës është goditur mbrëmë nga një predhë e armës. Kështu ka dhënë detaje policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, dëshmitari e ka raportuar rastin në polici pasi ka qenë në mbikëqyrje të banesës në mungesë të pronarit.

Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm.

Rasti mbetet nën hetime.

Lexo edhe:  Vdekja e foshnjës së porsalindur në Spitalin e Prizrenit, bien në pranga tre mjekë