Bajqinovci i VV-së nga Prishtina ia “tregon” muskujt Radojçiqit: Provo e dil në qytet, mos rri në kala
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i ka reaguar Milan Radojçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe, që është në kërkim nga Policia e Kosocës.
Ai ka thënë se videot e Radojçiqit, bëhen nga malet e jo nga qytetet.
“Me Qeverinë Kurti 2, Radojçiq këto deklarata kërcënuese i jep nga malet e jo nga qendrat e qyteteve”.
Madje, Bajqinovci e ka sfiduar Milan Radojçiqin.
“Sot ai po shkon në kala dhe po bën video-incizime. Por le të del ai në Mitrovicën e Veriut në qytet”.