Bairi i Mitrovicës i jep perkrahje të madhe Bedri Hamzës

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, përfundoi mbrëmjen me një takim me banorët e lagjes Bair në Mitrovicë.

“Dhe mbrëmjen e sotme e përmbylla me banorët e lagjes së Bairit në Mitrovicën time. Nga rrugët e Mitrovicës deri në Zyrën e Kryeministrit, zërat tuaj do të dëgjohen gjithmonë!” theksoi Hamza, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme.

Ai bëri thirrje për mobilizim në ditët e fundit të fushatës: “Ecim përpara me qëllim e guxim. Ecim përpara drejt fitores së 9 shkurtit!”

Lexo edhe:  Plas sherri në Industrinë Metalike të Kosovës, punëtori kërcënon menaxherin – kapet me armë ilegale