“Babën e kam prokuror, ta q* nanën”, vajza me veturë luksoze gati e shkeli një grua, pastaj del e ofendon

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Prishtinë, një qytetare ka denoncuar një vajzë shofere, e cila për pak e ka përplasur në vijat e bardha.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, shoferja e ka ofenduar dhe e ka kërcënuar gruan që për pak sa nuk e përplasi.

Në një moment dëgjohet teksa thotë se e ka babain prokuror. Në disa momentet të tjera ajo përqesh gruan që kalonte në vija të bardha dhe kryen veprime të papërshtatshme.

Siç raporton JOQ Albani gruaja po kalonte vijat e bardha bashkë me fëmijën e mitur. Më pas qytetarja tërhiqet nga disa burra, pasi shoferja e inatosur vijon ta ofendojë.

Deri më tani nuk është njoftuar asnjë veprim nga policia e Kosovës, për këtë rast të rëndë.

Lexo edhe:  Petkoviq: Kurti, kërcënimi më i madh për rajonin – nëse s’e bën ai Asociacionin, e bën dikush tjetër