Babain e pati krahë për krahë me Albin Kurtin, tani Lumbardh Salihu pjesë e LDK-së së Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës veçse ka filluar punën intensive s ai përket fushatës zgjedhore .
Në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, LDK duket se do të paraqitet edhe me emra të rinj, e të shumtë.
Në kuadër të aderimeve që po bëhen së fundi, ditë më parë LDK njoftoi se ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita MIllaku zyrtarisht ka kaluar në partinë e drejtuar nga Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku që ka vendosur që fushatën e tij këtë herë ta realizojë ballë për ballë me qytetarët, çdo ditë nga një qytet sot njoftoi edhe për një aderim.
Ai bëri të ditur se LDK-së i është bashkuar ish-fituesi i edicionit të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihi.
Lumbardhi është nga Vitia, por që ndër vite kishte jetuar jashtë Kosovës. Ai u bë i njohur nga marrja e çmimit prej 100 mijë euro pasi fitoi Big Brother VIP Kosova, edhe pse më parë nuk e njihte askush.
Fitorja e Lumabrdhit shpesh herë ishte aluduar edhe si “ndihmë” nga babi i tij, një biznesmen mjaftë i zëshëm si dhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.
Por për dallim nga Lumabrdhi që iu bashkua LDK-së, babai i tij i takonte një partie tjetër.
Sali Salihu ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës, e po ashtu ishte edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryetar të Komunës së Vitisë.
Por në mars të vitit 2018, Salihu kishte vendosur që të largohej nga Grupi Parlamentar i VV-së e të kalojë tek grupi i pavarur, që përbëhej asokohe nga të larguarit e VV-së.
Ai më pas njihej si Sali Salihu i PSD-së së drejtuar nga Dardan Molliqaj.
Ndër vite ai veçse nisi të largohet plotësisht nga politika, e që tani duket se do të zëvendësohet nga djali.