Babai nga Ferizaj raporton se dikush ia dhunoi vajzën e mitur para dy vitesh, arrestohet i dyshuari

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Zakonisht viktima janë vajzat dhe gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, Prokuroria tashmë ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të një burri, i cili ka raportuar në Polici se vajza e tij 18-vjeçare është keqpërdorur seksualisht nga një person, para dy vitesh.

Sinjali mëson se rasti dyshohet të ketë ndodhur kur vajza ka qenë 16 vjeç, kur i dyshuari e kishte marrë me forcë me automjetin e tij dhe dyshohet ta ketë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Posa organet e rendit janë vënë në dijeni për rastin, është intervistuar edhe i dyshuari, tashmë i moshës madhore, por në kohën kur ka ndodhur rasti ka qenë i mitur.

Si rezultat i denoncimit, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Dhunimi” dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Zbulohet motivi për vrasjen e të riut nga shoku në Malishevë