Babai në Shtime sulmohet fizikisht nga dy djemtë e tij

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Shtime, ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht babain e tyre.

Rasti ka ndodhur gjatë mesditës të së premtes, teksa policia bën me dije se ngjarja është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë  fizike ndaj babait. Me vendim të prokurorit, dy të  dyshuari janë  dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, njoftoj policia

Lexo edhe:  Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare