Babai i Thaçit shtrihet përsëri në Spital, Avokati i Thaçit tregon se Specialja nuk i dha leje për vizitë

Haxhi Thaçi babai i Hashimit po gjendet në trajtim mjekësor në Spitalin Amerikan të Kosovës.

Lidhur më gjende e rënduat të tij ka reaguar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic. Ai ka shkruar se Prokuroria Speciale ka refuzuar kërkesën për t’i mundësuar Thaçit një vizitë të shkurtët tek spitali ku po qendron babai i tij.

Misetic ka treguar gjendja e Haxhi Thaçit është e rëndë, por gjyqtarët mohuan vizitën.

“Babai i klientit tim Hashim Thaçi është mjaft i sëmurë dhe është kthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçi t’i jepej një lirim i shkurtër dhe i mbikëqyrur për ta vizituar për arsye dhembshurie. Prokuroria e Specializuar kundërshtoi dhe gjyqtarët e mohuan vizitën”, ka shkruar Misetic në platformën X.

Lexo edhe:  Agjencia e Kosovës për Inteligjencë hap vende të lira pune