Babai i Thaçit ende në gjendje të rëndë: Ish-presidentit nuk iu lejua vizita në Kosovë nga Gjykata Speciale

Babai i Hashim Thaçit, Haxhiu, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht kësaj, Hashim Thaçit ende nuk i është lejuar vizita në Kosovë nga Gjykata Speciale. Për këtë, ai e ka bërë edhe një kërkesë të katërt, por deri më tash nuk ka pasur vendim publik.

“Gjendjen e ka të rënduar. Trajtimin po e vazhdon në spital”, tha një burim për Nacionalen.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Megjithatë, deri më tash, nuk ka asnjë vendim. Specialja ia kishte refuzuar dy kërkesa Thaçit për të ardhur në Kosovë.

Lexo edhe:  Shqetësuese: Një person sillet me armë në dorë në parkun e qytetit në Prishtinë, arrin të arratiset