Aziz Salihu e ka një hall të madh
Sipas tij, nuk po e ndihmojnë me mjete financiare institucionet që të organizojë turne.
Ai vitin që e lamë pas, pak apo fare hiq nuk ka organizuar turne, në mungesë të mjeteve financiare.
A do të ketë të njëjtin fat të keq edhe këtë vit, mbetet të shihet.
“Nuk po me japin para, veç po me rrejnë, shpejt ka me fol hapur”, – tha Salihu.
Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Salihu, vitin 2022, do të mbajë mend si vitin që nuk i ka shkuar ashtu siç ka planifikuar ai, për të organizuar turne.
A do të gjejë mjete financiare gjatë këtij viti, mbetet për t’u parë!
Salihu, fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, në vitet e kaluara organizonte shumë turne gjatë një viti, por viti 2022 ishte i zbehtë për të.