Axha i Prindon Sadriut që u vra mbrëmë, dyshohet për pedofili, dorasi u hakmor për dy motrat e tij
Sadri Sadriu ka mbetur i vrarë mbrëmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi zyrtari policor, Festim Ramadani, ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, në oborrin e një salle dasmash. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovë, të cilët kanë konfirmuar edhe vetë-dorëzimin e këtij të fundit në Polici.
Nacionale mëson se ‘motivi i vrasjes’ ishte ‘dhunimi i dy motrave të dorasit, Festim Ramadanit, nga ana e viktimës, Sadri Sadriu, kur ato ishin të mitura’. Sipas burimeve tona, viktima ishte burri i tezës së dorasit.
Burimet e Nacionales, thonë se viktima Sadri Sadriu është axha i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu.
Për rastin, sipas burimeve tona, ishte i informuar edhe bashkëshorti i Presidentes, z.Prindon Sadriu por edhe vetë Presidentja Vjosa Osmani.
Prindon Sadriu dhe Vjosa Osmani ishin futur edhe në një grup komunikimi në Facebook, ku familja Ramadani kishte rrëfyer gjitha pretendimet e tyre për viktimën Sadri Sadriu.
Nga disa komunikime që ka parë Nacionale ndërmjet familjarëve Sadriu – Ramadani, aty shihet se në ‘chat-in’ e komunikimeve, ishte edhe Prindon Sadriu si dhe Vjosa Osmani-Sadriu.