Avokati serb: Tre policët e Kosovës ndodhen në Kralevë, Gjykata vendos për ta sot në ora 12: 30

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se tre zyrtarët e Policisë së Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe, ndodhen në Kralevë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Stojkoviq ka thënë se po zhvillohet seanca ndaj tyre dhe deri në orën 12:30 duhet të vendoset nëse do t’u caktohet masa e paraburgimit.

“Tre policët e Kosovës të arrestuar, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kraljevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca e tyre para Prokurorit të Lartë Publik në Kraljevë. Pas kësaj, prokurori i lartë publik në Kraljevë do të vendos nëse do të propozojë paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendos nëse do të caktojë paraburgim prej 30 ditësh. E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orët e ndalimit policor”, shkroi ai.

Lexo edhe:  Sulm me thikë në një shkollë të mesme në Gjermani, pesë të lënduar