Avokati publikon kërcënimin e ‘Remit’ ndaj delegacionit në Rambuje: Do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj

Në kuadër të Dhomave të Specializuara sot është duke vazhduar seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka thënë se drejtuesve të UÇK-së, i është ushtruar trysni nga vet shqiptarët.

Në atë moment, ai ka prezantuar një video të Rrustem Mustafës – Komandant Remit, duke kërcënuar delegacionin kosovar se nëse nënshkruan diçka në Rambuje do t’i përgjigjen me raketa anti-ajrore.

“Kemi kërcënuar se nuk guxoni me nënshkrue, dhe me kujtohet si sot ku njërit prej tyre ju kam thënë se kemi raketa prej ajrit, dhe s’do ti përdorim te serbët, por di ti ruajmë për aeroplanin tuaj”, deklaron Remi, në një dokumentar të BBC-së më 2001.

Pas publikimit të videos, dy të akuzuarit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli kanë reaguar shfaqur duke buzëqeshur brenda seancës.

Avokati Keohe tha se këto kërcënime nuk ishin të sajuara nga Hashim Thaçi, por që ishin ishin të reflektuara në librin e Christopher Hill gjatë marrëveshjes së Rambujes.

“Këto kërcënime nuk erdhën vetëm nga komandatët e zonave, dhe nuk ishin vetëm kërcënime imagjinare, që i sajoi Hashim Thaçi në Rambuje”, ka thënë ai.

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Gregory Kehoe ka theksuar se ish-presidenti Thaci nuk ka pas kontroll mbi UCK-në. Ai ka rikujtuar se në Rambuje, ndonëse ishin krejt anëtarët e Shtabit të UCK-së, Thaic nuk kishte mundur të marrë vendim për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Hashim Thaci nuk ka mundur të nënshkruaj marrëveshjen e Rambujes pa pëlqimin e komandantëve rajonal. Ai ka udhëtuar në Slloveni për të marrë pëlqimin e Adem Demacit, i cili refuzonte marrëveshjen e Rambujes. Madje edhe vet ish-sekretarja amerikane, Medeline Albright e kishte telefonuar Demacin për ta bindur”, ka thënë avokati amerikan.

Lexo edhe:  Temperatura të nxehta: Ky është parashikimi i motit

Ai po ashtu ka cituar ish-sekretaren Albright, e cila Thaçin e kishte përshkruar si student të një shkolle të mesme.