Avni Dehari kërkon falje, thotë se e shpërndau gabim statusin kundër Kurtit

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Avni Dehari, paraditen e sotme kishte shpërndarë një status ku kritikohej kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti. Ai duket se është penduar pasi ka fshirë këtë postim.

Por, një sqarim nga Dehari nuk mungoi. Ai tha se e ka shpërndarë gabimisht, teksa ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.

“Të dashur qytetarë, Kërkoj ndjesë për shqetësimin e shkaktuar sot paradite nga një shpërndarje e gabuar e një postimi. Këtë gabim e kam bërë duke dashur ta shpërndaj një postim për filmin “Ninullë”, që u kushtohet të zhdukurve.

Kërkoj mirëkuptimin e mediave dhe lus që lajmet për të të shlyhen. Faleminderit për mirëkuptim!“, ka shkruar Dehari.

Lexo edhe:  E rëndë: Vdes një person nga aksidenti në Drenas