AUV: Në rastin e helmimit në Malishevë janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se në rastin e helmimit në Malishevë janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve.
Një javë më parë me datë 13.10.2023 në orët e mbrëmjes, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Zyra Regjionale Prizren, ka pranuar informatë për një rast të dyshimit në helmim në Malishevë.
AUV njofton se janë marrë pesë mostra të ushqimit nga lokali në fjalë dhe 25 mostra nga sipërfaqet e punës të cilat inspektorët i kanë dërguar për ekzaminim mikrobiologjik.
Po ashtu janë marrë mostra të ujit në tri pika mostrimi, afër vendit të shpërthimit dhe është bërë hulumtimi dhe gjurmimi epidemiologjik i rasteve.
Rezultatet e mostrave të ujit i përgjigjen standardeve të kërkuara sipas UA të ujit për konsum human.
Sipas të dhënave nga IKSHPK, deri me datë 19 tetor 2023, për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore shumica e rasteve të hospitalizuara janë liruar në shtëpi, dhe vetëm tetë prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, por me gjendje stabile shëndetësore.
AUV bashkë me mekanizmat e tjerë shtetërorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara ligjore në kohë. Për ndihmë-shërim të të helmuarve dhe gjetjen e shkaktarit.
Komunikata e plotë:
Në rastin e helmimit në Malishevë janë izoluar baktere në disa lloje të produkteve
Me datë 13.10.2023 në orët e mbrëmjes, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Zyra Regjionale Prizren, ka pranuar informatë për një rast të dyshimit në helmim në Malishevë. Menjëherë i është përgjigjur ekipi inspektues Sanitar nën udhëheqjen e koordinatorit. Të hospitalizuar me dg. Intoxicatio alimentaris kanë deklaruar se kishin konsumuar ushqim në fast food “Apetit” në Malishevë. mes datave 11 – 13 tetor 2023, produktet e konsumuara ushqim të shpejtë (dyner dhe hamburger)
Inspektorët Sanitarë të AUV-së fillimisht kanë mbyllur menjëherë subjektin dhe bashkë me Ekipet e IKSHPK e QRSHP Prizren dhe policinë kanë bërë inspektimin. Prej të gjithë pacientëve të hospitalizuar është marrë materiali për koprokulturë. Janë marrë pesë (5) mostra të ushqimit nga lokali në fjalë dhe 25 mostra nga sipërfaqet e punës të cilat inspektorët i kanë dërguar për ekzaminim mikrobiologjik. Po ashtu janë marrë mostra të ujit në tri pika mostrimi, afër vendit të shpërthimit. Është bërë hulumtimi dhe gjurmim epidemiologjik i rasteve.
Në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis. E Cila është izoluar në mostra të ushqimit dhe në mostra humane. Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) –
Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile.
Rezultatet e mostrave të ujit i përgjigjen standardeve të kërkuara sipas UA të ujit për konsum human. Andaj si shkak si shkak zbatuar kontrolli i rreziqeve të sigurisë ushqimore dhe zbatimi i praktikave higjienike në të gjithë linjën e prodhimit të ushqimit.
Sipas të dhënave nga IKSHPK deri me datë 19 tetor 2023, për shkak të përmirësimit të gjendjes shëndetësore shumica e rasteve të hospitalizuara janë liruar në shtëpi, dhe vetëm tetë prej tyre vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, por me gjendje stabile shëndetësore.
AUV bashkë me mekanizmat e tjerë shtetërorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e parapara ligjore në kohë. Për ndihmë-shërim të të helmuarve dhe gjetjen e shkaktarit.