Autobusi godet këmbësorin, 48-vjeçari pëson lëndime të rënda – dërgohet në QKUK

Si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik, ndodhin një numër i madh i aksidenteve çdo ditë në vendin tonë.

Në shumë raste viktima janë edhe këmbësorët, të cilëve shpesh herë u rrezikohet edhe jeta, si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i tillë ka ndodhur edhe të shtunën në rrugën Ferizaj-Prishtinë, te fshati Prelez i Muhaxherëve, ku një autobus ka goditur këmbësorin 48-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Qendrën Emergjente në Pejë, e më pas është transferuar në QKUK si pasojë e lëndimeve serioze.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur shoferi i autobusit, A.F., e ka goditur këmbësorin derisa ky i fundit ka qenë duke e kaluar rrugën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet policore, me ç’rast në lidhje me rastin është vë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Incidenti në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan: Zgjerohet pista e hetimeve, ndalohet vëllai i personit që dyshohet se tentoi të vetëvritet