Asnjë i lënduar nga “aksidenti” me karrocë fëmijësh, ishte për shitje para dyqanit

Foto ilustruese e karrocës së fëmijëve.

Në atë që u raportua si aksident tek “Xhamia e Llapit”, ku dyshohej se është goditur një karrocë fëmijë, nuk është lënduar askush.

Klan Kosova mëson se një person me probleme të shëndetit mendor e ka rrëzuar në tokë karrocën e fëmijëve e cila ishte në shitje para një dyqani.

Lexo edhe:  Kërset dajaku në Mitrovicë / I moshuari vendos bllokadë në rrugë dhe rrahet me një person, e pëson edhe djali i tij