Asgjësohen mbi 900 bimë kanabisi në një fshat të Klinës, arrestohet një person – pesë të tjerë në kërkim
Në fshatin Përqevë të komunës së Klinës janë gjetur dhe asgjësuar sot mbi 900 bimë kanabisi.
Lajmin për Sinjalin e ka bërë të ditur Prokurori, Ersan Qavolli, ku ka dhënë detaje rreth këtij operacioni.
Pasi është lokalizuar vendi i bimëve narkotike, ai tha se janë nxjerrë e më pas dhe asgjësuar plot 960 sosh bimë narkotike.
Lidhur me këtë rast, bëhet e ditur se një person është arrestuar, teksa pesë të tjerë janë në kërkim.
“Kemi arritur të lokalizojmë vendin e bimëve narkotike të llojit mariuhanë, ku kanë qenë gjithsej 960. Kemi disa të dyshuar ndërsa vendi ku janë gjetur bimët është në një fshat të Klinës. Pa gjetjes së bimëve, ato janë nxjerr e më pas edhe janë asgjësuar”, u shpreh Qavolli.