Arsimtarja nga Mitrovica lë Kosovën për jetë më të mirë, nxënësit i kushtojnë poezi

Arsimtarja e gjuhës angleze në shkollën fillore Shaban Idrizi në Mitrovicë, Liridona Tahiri, ka vendosur ta lë Kosovën, në kërkim të një jete më të mirë.

Për këtë gjë janë pikëlluar nxënësit e kësaj shkolle, me ç’rast i kanë kushtuar edhe poezi.

Kjo është poezia:

Me lot në sy Me lot në sy,

Të gjithë rrinin duke shikuar

Të ngatërruar në mendime,

Mendonin si eshte e mundur

Te ikesh nga ky vend, ku ti linde

Rrinim se bashku,qeshenim

Te lumtura por pa hidherime

Buzeqeshja e jote me rri përpara, mbështjelltë në zemër time

Të flas me tingujt më të bukur,

E ne zemer mbaj hidherime

Të shikoj me sy e lënduar,

Nuk e di si është e mundur Rrugë të mbar me te uruar

Shko, shko jetë më të mirë kërko

Mos harro vendin ku ti ke lindur

Shko , mos harro vendin ku ti je rritur

Sa e veshtir kur shikoj shok,shoqe duke shkur në mergim

Tani edhe me e veshtir , kur ikin njerzit me të dashur në arsim.

Thonë nxënësit i kanë dy nëna

Tani shumë mirë po e di Mësuesen në shkollë E nënën në shtepi.

Shko ,shko por mos na harro

Fluturo në atë qiell të kaltert

Me ajroplan si dallendyshe

Te jesh e lumtur ne një vend tjetër

Mos harro buzeqesh sepse ti nuk do te jesh ndryshe.

Lexo edhe:  Zjarri përfshinë malet në Rugovë të Pejës