Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën një 19-vjeçar në Prishtinë

Një 19-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në kryeqytet.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe dy këmbësorë.

Sipas Ahmetit, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Sinjali.

Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  E thotë koloneli në pension i Policisë së Kosovës: Rrugët ilegale në veri vështirë të mbyllen tërësisht