Arrestohet personi i kërkuar në një fshat të Podujevës

Një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në fshatin Dumosh të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar në raportin e saj ditor edhe Policia e Kosovës.

I njëjti është arrestuar dje rreth orës 15:00, derisa është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia e Kosovës nuk e ka bërë të ditur identitetin e të dyshuarit, e as arsyet që kanë çuar në arrestimin e tij.

Lexo edhe:  Dhuna në familje veç po rritet, disa gra u rrahën dhe u kërcënuan me vrasje në 24 orët e fundit