Arrestohet njëri nga të dyshuarit për rrëmbimin e 22-vjeçarit në Prishtinë
Në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e rrëmbimit të 22-vjeçarit në Prishtinë, është arritur që të identifikohet njëri nga të dyshuarit, i cili më pas është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
27-vjeçari që dyshohet se në bashkëkryerje me dy persona tjerë kanë rrëmbyer dhe kanë keqtrajtuar një 22-vjeçar për shkak të një borxhi, është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, teksa po vazhdojnë hetimet për të kapur edhe dy personat tjerë.
Kujtojmë se burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima fillimisht kishte komunikuar me të dyshuarin, me të cilin janë pajtuar që të takohen diku në orët e mëngjesit. I riu doli për ta pritur të dyshuarin, por atë e morën me forcë tre persona dhe e futën në një veturë.
Ai dyshohet se është sulmuar fizikisht nga rrëmbyesit, të cilët po ashtu e kanë mbajtur për orë të tëra dhe gjatë kësaj periudhe i kanë bërë presion në lidhje me borxhin prej 3500 eurove që kishte ndaj të dyshuarit, e më pas e kanë liruar