Arrestohet një person që dyshohet se rrahu një serb në Suhodoll të Mitrovicës

Në orët e pasdites së sotme, hetuesit Policor në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Arrestimi i të dyshuarit m/sh/kosovar, rreth 22 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në veprën penale lëndim i lehtë trupor i ndodhur dje me datën 22 janar 2023, në fshatin Suhodoll të Mitrovicës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Mësohet se i arrestuari është i dyshuar për rrahjen e një serbi në Suhodoll.

Lexo edhe:  Rron Gjinovci pas plagosjes së dy serbëve: Kush shtin mbi civilë, është kriminel