Arrestohet një person për lajmërim të rrejshëm

Policia e Kosovës sot ka arrestuar një person në Fushë Kosovë për veprën “lajmërim apo kallëzim i rrejshëm”.

Bëhet e ditur se pas zhvillimit të hetimeve lidhur me disa denoncime ndaj një personi, nga hetuesit është ngritur dyshimi i bazuar se personi i arrestuar, që nga janari deri me 23 maj 2024 ka lajmëruar 20 raste rrejshëm.

Personi i dyshuar me inicialet B.G, 26-vjeçar, është dërguar në mbajtje për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.

Lexo edhe:  Profesori mitrovicas që ka në plan ndërtimin e katedrales në Bajgorë: Emri im im më ka penguar, është tipik arab, nuk dua të vdes me këtë emër