Arrestohet një person në Vushtrri, ushtroi dhunë ndaj katër grave

Një burrë është arrestuar në Vushtrri ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ai është arrestuar pasi pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj 4 grave, shkruan Lajmi.net.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje,  ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj kater viktimave kosovare. Katër viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/

 

 

Lexo edhe:  “Peci-Speci”, “burri plak me këtë koment” Ministri i Bujqësisë i reagon qytetarit