Arrestohet një person në Skenderaj pasi sulmoi tri gra, viktimat dërgohen për trajtim mjekësor

Dje rreth orës 12:30 në qytetin e Skenderajt, policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një sulm fizik ndaj tri viktimave femra, shkruan rajoni.org.

Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tri grave, të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas sulmit.

Pas intervistimit në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente

Lexo edhe:  Arsenijeviq i heq dekorimet nga sheshi i Mitrovicës së Veriut, bën thirrje për rezistencë