Arrestohet një person në Prizren, si i dyshuar për vdekjen e punëtorit që u rrëzua nga kati i tretë i ndërtesës

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë- më 13 shtator.

Thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se policia po vazhdojnë ta hetojnë rastin.

Sinjali kishte mësuar edhe emrin e viktimës e që bëhej fjalë për 48 vjeçarin, Janer Kajmakçi i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.

Lexo edhe:  Nis ceremonia e varrimit të 21 vjeçares që u vra dje në Ferizaj