Arrestohet një person në Drenas, dergohet menjëherë në burg

Të premten rreth orës 22:00 policia e Kosovës ka arrestuar një person në Arllat të Drenasit.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacion përveçse se personi i arrestuar ka qenë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Fsh. Arllat, Drenas (NN) 17.03.2023-22:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës

Lexo edhe:  Kurti vite më parë kur vonohej formimi i institucioneve: Partia në pushtet ka dështuar ta bëjë shumicën, s’lejojmë të dështojë shteti