Arrestohet një person, i grabiti një burri para e telefonin nën kërcënimin e armës

Është arrestuar një person për grabitje në Gjilan.

Policia njofton se i dyshuari ka grabitur nën kërcënimin e armës një person duke i marrë telefonin dhe para.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para dhe telefonin, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në mes të tri veturave dhe një autobusi në Prishtinë