Arrestohet një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës në veri  

Një burrë i nacionalitetit serb, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, është arrestuar sot në Leposaviq, ka thënë zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, bëhet fjalë për një person me inicialet GS të cilin policia e kërkon që nga viti 2021 për “shpërdorim të pozitës zyrtare”.

“Aktakuza ndaj tij për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare është ngritur në vitin 2020, por policia është në kërkim të tij që nga viti 2021, sipas urdhrit të Gjykatës në Mitrovicë”, tha Elshani.

Pas arrestimit, ai është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën Jugore.

Lexo edhe:  Rrëqethëse, Kurti nga Vjena: Në kamionin ngrirës të fundosur në lumin e Serbisë, ishte edhe një 7-vjeçare nga Kosova