Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë, rrahu dy gra
Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.
Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët apo djemtë e tyre janë ata që i sulmojnë fizikisht dhe viktimat detyrohen t’i raportojnë në Polici.
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje, pasi që i njëjti pas një konflikti verbal me viktimat ai i ka sulmuar fizikisht ato.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra dhe ka shkaktuar dëme materiale në shtëpi, ku krejt kjo ngjarje thuhet te ketë ndodhur pas mesnate.
Me urdhër të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe Policia po merret me gjitha detajet për rastin.